×
Secondary Adv

Facebook sjell sistemin qe editon fotot me syte e mbyllura

Share on Google+

Facebook ka zhvilluar një mënyrë për të rikuperuar fotot ku ju keni mbyllur aksidentalisht sytë në momentin e shkrepjes së tyre.  

 

Një ekip i inxhinierëve të Facebook përdor një teknologji të re të quajtur 'in-painting', ku një program mbush një hapësirë ​​me atë që mendon se duhet të jetë atje. Në këtë rast, ajo zëvendëson sytë e mbyllur me ato të hapura, por që duket në mënyrë të habitshme mjaft realiste. Inxhinierët kanë trajnuar një sistem të inteligjencës artificiale, i quajtur Rrjeti gjenerues adversarial (GAN), për të rihapur automatikisht sytë e mbyllur. Dy rrjete nervore janë trajnuar për të njohur sytë e një personi dhe për t'i rikrijuar ata duke iu referuar një koleksioni të imazheve të përdoruesit të cilat përmbanin pamje të tyre në momente kur i kishin sytë e hapura. Në imazhet referuese, rrjetet nervore përdorin programin ‘ in painting’ për të mbledhur informacion mbi tonin e lëkurës së përdoruesit, formën e syve dhe ngjyrën e irisit. 

 

Programi ‘in painting’ është përdorur për të replikuar elementë të tjerë të një fotoje, siç janë sfondet që mungojnë në fotografinë e natyrës, është shprehur Facebook në artikullin e botuar gjatë kësaj jave. Ata shpresonin se e njëjta teknikë mund të zbatohej për fotografitë e njerëzve, por në një mënyrë që rrjeti i inteligjencës artificiale të mësonte se si duhet të duket fytyra njerëzore, pa kompromentuar strukturën unike të fytyrës së një personi. Nuk ka asnjë dyshim që algoritmet e korigjimeve reale të fytyrës janë një çështje kërkimore në rritje në vizionin kompjuterik dhe gjithashtu edhe në dukuritë e inteligjencës artificiale, thuhej në kërkim. Algoritmat e modifikimit kanë qënë gjerësisht të përdorura për çështje të tilla si rregullimi i syve të kuq, heqja e njollave apo në raste të tjera edhe manipulimi i elementeve të fytyrës dhe krijimi i grimit sintetik. Gjithësesi njerëzit janë mjaft të ndjeshëm edhe ndaj gabimeve të vogla në strukturën e fytyrës dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për fytyra të njohura pra kur bëhet fjalë për figura gjerësisht të njohura.    

  

Për të gjeneruar foto realiste, studiuesit e trajnuan sistemin GAN me dy milionë  foto. Rreth 200,000 individë  ofruan fotografi për studim, me një ose më shumë fotografi të çdo personi me sytë e tyre të hapur. Një grup i veçantë i të dhënave përfshinte 100,000 foto të njerëzve të famshëm. Për të verifikuar se sistemi funksionoi, inxhinierët e Facebook-ut i kërkuan pjesëmarrësve të shihnin një sërë imazhesh, të cilat përmbanin një imazh referimi dhe një imazh të vërtetë dhe vendosnin se cili prej këtyre imazheve ishte i vërteti pra ai që nuk i ishte nënshtruar modifikimit me sistemin ‘in painting’. Pjesëmarrësit u përgjigjën se fotografia e gjeneruar nga inteligjenca artificiale ishte imazhi 'real' në një shifër prej 54 përqind të tyre. Megjithatë, studiuesit vunë në dukje se teknikat ‘in painting’ nuk janë gjithnjë të suksesshme. Teknologjia ngecte në momentet kur haste foto të cilat përmbanin syze ose modele flokësh të veçanta. 

 

Por gjeneron rezultate shumë më reale sesa teknologjitë e ngjashme të zhvilluara nga kompani si Adobe dhe Pixelmator. Facebook e krahasoi teknologjinë e tij me tiparin "Open/ Closed eyes" të Adobe në Photoshop Elements dhe dallimet janë të habitshme. Gjithashtu u vu re se ky sistem ka edhe probleme me analizimin e fotove të cilat shfaqen në kënde ekstreme dhe gjithashtu tek fotot të cilat janë shumë të rrëmujshme pra që kanë përmbajtje shumë të ngarkuar apo më saktë, ku ka shumë objekte dhe fytyra të tjera në të. Kërkuesit mes të tjerash u shprehën se sistemi e kishte të pamundur të prodhonte rezultate pa pasur një foto reference të përdoruesit ku shfaqet me sytë e hapura. Është e paqartë nëse ose kur Facebook planifikon të lëshojë teknologjinë për përdorim në platformat e saj të mediave sociale. 


Më të lexuarat